Cana: Kosova s’do të jetë në agjendë nëse nuk ka lëvizje për Asociacionin

"Kosova nuk do jetë në agjendë, nëse nuk ka ndonjë lëvizje për Asociacionin", ka deklaruar Cana

Ish-ambasadori, Edon Cana, ka thënë se Kosova nuk do të jetë në agjendë në takimin e Komitetit të Ministrave, në të cilin, pritet të bëhet edhe votimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në KiE nëse nuk ka ndonjë lëvizje për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Kosova nuk do të jetë në agjendë, nëse nuk ka ndonjë lëvizje për Asociacionin”, ka deklaruar Cana.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën politikë të pazareve duke e përmendur kështu çështjen e Manastirit të Deçanit.

Në emisionin “FIVE,” Cana ka thënë se sjellja e një politikani duhet të vlerësohet në atë çfarë vepron dhe jo atë çka deklaron duke thënë kështu se Kurti është duke bërë veprime në kundërshtim me ato çfarë ka deklaruar.

“Nëse bazohemi në sjelljet e politikanit, një politikan nuk është cka thotë por cfarë bën, Kurti po bën politikë të pazareve, është në kundërshtim me atë që ka thënë, si rasti i Manastirit të Deçanit”, ka deklaruar Cana.

Në Strasburg, sot pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës për të përgatitur agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave.

Ata do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16 dhe 17 maj, e në të cilin pritet të bëhet edhe votimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës.

Për takimin ka shkruar një ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të tij me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

“Përpara takimit të nesërm të Këshillit të Evropës mbi agjendën e Komitetit të Ministrave, kam takuar ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, ShBA-së dhe Bashkimit Evropian ku ua rikujtova që juristë të shquar, raportuesja Dora Bakoyannis dhe Asambleja Parlamentare e KiE kanë konstatuar që Kosova përmbush kriteret për anëtarësim”, ka qenë postimi i Kurtit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika