Cana për incidentin e Osmanit në Aeroportin e Shkupit: Të isha si presidentja, do të kthehesha në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur një incident në Aeroportin e Shkupit, ku sigurimi i aeroportit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal.

Ish-ambasadori, Edon Cana, për këtë incident të Osmanit deklaroi se nëse do të kishte qenë në vend të presidentes, do të kthehej në Kosovë për të sqaruar detajet për këtë incident, pasi ajo nuk ka përfaqësuar një individ, por shtetësinë e Kosovës.

“Gabimi i parë është fluturimi apo  vazhdimi i rrugës së Osmanit. Do të kisha tërhequr krejt stafin dhe nuk do të vazhdoja fluturimin. Do të kthehesha në Kosovë dhe të sqaroja këtë punë. Sepse goditja ndaj Presidencës është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës”.

Shefja e shtetit në telefonin e saj mban informacione të klasifikuara”, vijoi Cana në “Five” të Dukagjinit.

Cana tha se është “i shokuar” dhe si “goditje e rëndë” për deklarimin e kryeministrit Albin Kurti kur ka theksuar se incidenti i ndodhur me presidenten Osmani nuk përbën një provokim nga autoritetet maqedonase.

“Jam pak i shokuar nga reagimi i kryeministrit Albin Kurti dhe nga Mitkovcski nuk do të kisha pritur diçka ndryshe, sepse vetë presidentja e tij ai e përkrah ka vënë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës. Është goditje e rëndë ndaj presidences si institucion, nga kryeministri Kurti për arsye personale, por që duke goditur presidentencën e ka goditur shtetin e Kosovës. Osmani nuk është individ, por është institucioni më i lartë shtetëror. Dhe kjo formë e deklarimit, “sakrifikim apo kurban” që i bëri individit apo personit të Osmanit, është dëmtues për Republikën e Kosovës.

U nënkuptua se Vjosa Osmani është fajtore për këtë incident. Presidenca është institucion i shtet dhe pa u sqaru ky incident nuk është dashur të bëhej kjo vizitë zyrtare”, vijoi Cana.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika