Canaj: Në vend që të thirrej Këshilli i Sigurimit për rastin Banjska, ne jemi ulur aty si të akuzuar

Sa i përket raportit sekret amerikan për sulmin terrorist që Serbia kreu në Banjskë, i cili ende nuk ka dalë, Ish-Diplomati, Blerim Canaj ka thënë se për këtë çështje duhet pritur që të shihet se çfarë do të ketë në të dhe se cili do të jetë impakti i tij.

“Nëse është pritur një raport nga Qeveria jonë dhe ne kemi pritur diçka tjetër, duket që nuk po tingëllon mirë. Nëse ne nisemi nga fakti që kontaktet duket të jenë të mangëta të qeverisë tonë me partnerët tanë, pastaj ta presëim çfarë raporti është përpiluar dhe si është përpiluar, për shkak se përkundër faktit që janë ato burime të informatave që i kanë agjencitë  e tyre, është mirë që për këtë qështje të diskutohet me partnerët që e bëjnë raportin, pavarësisht a janë ekspert të sigurisë a nga policia e Kosovës apo njerëzit kompetentë, ta presim dhe ta shofim çfarë ka brenda dhe ta shohim se cili do të jetë impakti politik i tij,” ka thënë Canaj në “Five”.

Se a ka impakt politik një publikim i një raporti të tillë apo zbardhja e rastit të sulmit në Banjskë, Canaj theksoi se do duhej të kishte, për shkak se Serbia ka qenë përkrahëse e grupit e poashtu krimineli kryesor (Milan Radojçiq) po endet i lirë në Serbi.

“Do duhet të kishte sepse ka qenë një atak terrorist i një shteti në një shtet tjetër, do duhej që Serbia në këtë rasst duke pasur parasysh faktin që ajo ka qenë përkrahsja kryesore e atij grupi dhe që sot krimineli kryesor po shëtitet i lirë në Serbi dhe po mbrohet aty  natyrisht që do duhej të kishte një impakt politik në këtë qështje,” shtoi Canaj.

E më tej ai shtoi se politika nuk duhet të ndërhyjë aty ku e ka punën policia.

“Politika merret në një nivel tjetër, e pret raportin e policisë dhe pastaj është punë e politikës, por jo që politika të përzihet në punën e policisë dhe në hetime nuk është punë e politikës.”

Sipas Canajt, në vend që të thirrej Këshilli i sigurimit për rastin Banjska, ai tha se “ne jemi ulur në bankën e Këshillit të Sigurimit sikur të akuzuar që është një shenjë që fare nuk është shfrytëzuar politikisht”.

E kurdo që të publikohet ky raport, Canaj tha se nëse janë SHBA pas saj, ata janë aleatë tanë dhe do të jetë një raport dhe përshkrim real.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika