Canaj: VV s’do të fitojë më shumë, ka dështuar

Ish-diplomati Blerim Canaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrijë të fitojë më 50 për qind të votave në zgjedhjet e radhës dhe se të njëjtës do t'i duhet një partneritet i koalicionit

Ish-diplomati Blerim Canaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrijë të fitojë më 50 për qind të votave në zgjedhjet e radhës, sepse sipas tij, kjo parti ka dështuar.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Canaj ka thënë se VV do t’i duhet një partneritet i koalicionit.

“Në zgjedhjet eventuale është që VV më nuk do të jetë në gjendje që ta bëjë qeverinë e vetme, do t’i duhet një partner i koalicionit. Ne po e shohim çdo ditë disponimin e popullit… është e pamundur që të fitohet prapë mbi 50 për qind me këto dështime në çdo sferë, gjithçka që ka premtuar Kurti në fushata zgjedhore, asgjë nuk është realizuar, fare”,  tha ai.

Sa i përket takimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës me kryeministrin Albin Kurti, Canaj thotë se pranimi i ftesës për takim ishte përgjigje ndaj asaj që kjo parti opozitare nuk i ik zgjedhjeve.

“Nëse nisemi nga ajo që PDK apo Krasniqi vazhdimisht kanë kërkuar zgjedhje, duket sikur ka qenë një përgjigje ndaj asaj që në zgjedhjeve edhe më tutje nuk i ikim. Strategjikisht, ndoshta do të ishte gabim për shkak se zgjedhjet eventuale do të mund ta mbulonin dështimin e qeverisë… Takimi i kryetarit të PDK-së është më shumë se ne nuk i ikim zgjedhjeve. Nuk e besoj që PDK funksionon si patericë, ta trajtosh si patericë më duket pak si më e tepërt”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika