Canolli për rastin e 13-vjeçares: Policia të formojë një njësit që i monitoron rrjetet sociale

Hilmi Canolli, ish-hetues policor, teksa ka folur për rastin e 13-vjeçares nga Peja, për të cilën dyshohet se u abuzua seksualisht nga dy persona të moshës madhore, ka thënë se Policia e Kosovës do të duhet të formonte një njësit që monitoron rrjetet sociale

Hilmi Canolli, ish-hetues policor, teksa ka folur për rastin e 13-vjeçares nga Peja, për të cilën, dyshohet se u abuzua seksualisht nga dy persona të moshës madhore, ka thënë se dënimi për të dyshuarit është mbi 10 vjet burgim.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Canolli theksoi se rastet e tilla po ndodhin për shkak të mosedukimit të të rinjve dhe ndëshkimet që kryesit e veprave penale po i marrin, duke lënë të nënkuptohet për dënime jo të mëdha.

“Për rastin konkret dënimi është mbi 10 vjet burgim që nënkupton deri në burgim të përjetshëm. Kjo është edhe mosedukimi i të rinjve, por edhe ndëshkimet të cilat për momentin po ndodhin që po i marrin kryerësit e veprave penale. Institucionet e Kosovës duhet ta trajtojnë këtë fenomen, t’i kushtohet një kujdes i veçantë, lajmërimi i rastit si fillim, sigurimi i provave, dhe nëse një rast i tillë trajtohet me shpejtësi… këto dukuri do të zvogëloheshin”, u shpreh ai.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës do të duhet të formonte një njësit që monitoron rrjetet sociale.

“Kontakti në mes viktimës dhe këtyre personave kishte ndodhur përmes rrjeteve sociale. Policia është mirë që të formojë një njësit për monitorimin e rrjeteve sociale… I vetmi satisfakcion do të ishte kur kryerësi do ta merrte dënimin siç e meriton. Nuk do të duhej të kishte rrethanë lehtësuese pranimi i fajësisë”, shtoi më tej ai.

Ai nuk beson që të dyshuarit do të mund të lirohen në mbrojtje në liri në këtë fazë.

“Te këto raste, provat të cilat janë siguruar, është viktima, vendi i ngjarjes, telefoni i viktimës… në këto raste edhe te njësia e ekzaminimit të pajisjeve duhet të ketë prioritet te këto raste”.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika