“Capat” vs “Sekiraqa”, arrestohet edhe një person për manipulim të provave

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në përleshjen e armatosur në 1 shtator të këtij viti, Vesel Bunjaku është arrestuar për manipulim të provave në ditën kur kishte ndodhur rasti ndaj të cilit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Kurse prokuroria dhe policia nuk tregojnë nëse kanë identifikuar personat e tjerë të përfshirë

Rreth dy javë pas përplasjes në mes familjeve Sekiraqa e Gashi të njohur si “Capat”, ka pasur lëvizje të reja në rastin që trazoi lagjen Aktash por edhe gjithë Prishtinën.

Një person mbeti i vrarë e 5 të tjerë të plagosur, kurse për disa të tjerë Policia e Kosovës tha se mbetet të identifikohen.

TV Dukagjini pyeti këtë të enjte Prokurorinë Themelore në Prishtinë nëse kanë identifikuar personat në fjalë, por thanë që nuk mund të japin informacione, njëjtë u përgjigjen edhe në pyetjet për arrestime të reja, pasi pati raportime se grupi i “Capave” provuan të hynë në spital ku gjendej Sali Sekiraqa.

I gatshëm për dhënie informacioni nuk u tregua as prokurori i rastit, të cilin televizioni e kontaktoi.

Megjithatë nga ky institucion konfirmuan se kanë arrestuar një ditë me parë Vesel Bunjakun për manipulim të provave në ditën kur kishte ndodhur rasti.

Dukagjini ka siguruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, e në të thuhet se pas ngjarjes Bunjaku kishte fshehur armën e Salih Sakiraqës dhe Fatos Abazit.

Pas përfundimit të gjuajtjeve mes dy grupeve, me qëllim të fshehjes dhe manipulimet me prova, i pandehuri Vesel Bunjaku merr dy armë të cilat dyshohet se njëra është e të pandehurit Salih Sekiraqes revole me ngjyrë të zezë dhe tjetra dyshohet të jetë e të pandehurit Fatos Abazi me ngjyrë të bardhë, me ç’rast shkon në terasën e lokalit në drejtim të banakut ku nga kamerat e lokalit vërehet se në dorë mban armë, pastaj del nga pjesa e prapme e lokalit i fsheh armët dhe kthehet në lokal sipas kohës së kamerave 21:42:36 ku në duar nuk ka më asgjë,” thuhet në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit

Kurse gjatë ditës së sotme të njëjtit prokuroria i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, nën arsyetimin se nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, ndikimin në dëshmitarë, si dhe i mund të kryejë vepër tjetër penale.

Kurse për ngjarjen e 1 shatorit nuk pranuan të flasin as disa nga avokatët e të përfshirëve në rast, përfshirë edhe avokatin e Sali Sekiraqës, Naser Sopjani.

Drejtori i Kardiokirurgjisë në QKUK, Shpejtim Shurdhiqi ka konfirmuar përmes telefonit se njëri nga të akuzuarit që ishte duke marrë tretman në këtë klinikë është liruar.

Televizioni mëson se aty ishte duke u trajtuar Korab Gashi.

Kurse, mbylljen e institucioneve për këtë rast, eksperti i sigurisë Drizan Shala po e arsyeton me faktin se mund të prishen hetimet.

“Në këtë fazë, ne shohim se Policia e Kosovës atë hapësirë të territorit të Kosovës e ka futur në kontrollin e saj, duke u përqendruar më gjatë në patrullimet e përditshme të asaj rruge,” tha Shala.

Ky konflikt kishte ndodhur si vazhdimësi e një konflikti të mëhershëm ku Shkumbim Sekiraqa kishte plagosur Pajtim Gashin e “Capave”.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika