Carlos Tevez ish-sulmuesi i Man City dhe Man United del në pension në moshën 38-vjeçare

Carlo Tevez, Ish-sulmuesi i Manchester United, Manchester City, West Ham dhe Argjentinës, ka njoftuar se është tërhequr nga futbolli

Carlo Tevez

Carlo Tevez, ish-futbollisti profesionist argjentinas në vitin 2009 iu bashkua Manchester United dhe Manchester City, por 38 vjeçari nuk ka luajtur që nga përfundimi i periudhës së tij të tretë me klubin e Boc Juniors në qershor të vitit 2021.

Arsyeja kryesore sipas tij, është se pasi që kishte “dhuruar gjithçka” në karrierën e tij 20-vjeçare, shkak u bë vdekja e babait të tij, i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar ku nga kjo erdhi edhe vendimi për t’u tërhequr, duke marrë parasysh se ofertat për të vazhduar kanë qenë në nivel.

“Unë ndalova së luajturi sepse humba tifozin tim numër një”, ka thënë Tevez për America TV.

Ai e ka konfirmuar se ka dalur në pension, edhe pse i janë ofruar shumë gjëra edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me këtë ai i ka dhënë fund.

“Të luaja vitin e kaluar ishte shumë e vështirë, por unë arrita të shihja plakun tim.”

Babai i futbollistit, Segundo Tevez vdiq në moshën 58-vjeçare në shkurt të vitit 2021, ku shkak i vdekjes ishte virusi Covid-19.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika