Kantata e përmasave të mëdha “Carmina Burana” e kompozitorit Carl Orff, vjen premierë në Kosovë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Koncerti do të mbahet të dielën e 26 qershorit, duke filluar nga ora 20:00, në mbylljen e sezonit 2021/2022 të Filharmonisë së Kosovës.

Në këtë koncert, Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të ngjiten në skenë bashkë me Korin e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Korin e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Pejës dhe korin e fëmijëve “Okarina”.



Përveç korit dhe orkestrës, në skenë do të ngjitën edhe solistët: Adelina Paloja (soprano), Arta Jashari (soprano), Safet Berisha (kontratenor) dhe Xhemil Rexhepi (bas) nën drejtimin e mjeshtrit japonez Toshio Yanagisawa.
Ky koncert organizohet në bashkëpunim me Operën e Kosovës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Arteve si dhe Universitetin e Pejës – Fakulteti i Arteve.