Casemiro largohet zyrtarisht nga Real Madridi

Lojtari i Real Madrid, Casemiro të hënën e 22 gushtit zyrtarisht është larguar nga ekipi. Ai me Real Madridin ka fituar 18 tituj, në 336 ndeshje zyrtare që mori pjesë

Casemiro, largohet zyrtarisht nga Real Madrid

Lojtari i Real Madrid, Casemiro të hënën e 22 gushtit zyrtarisht është larguar nga ekipi dhe me këtë rast anëtarët e bordit të drejtorëve u mblodhën duke organizuar një ceremoni nderuese ndaj tashmë ish-lojtarit.

Ceremonia filloi me një video prekëse që në përmbajtje kishte fjalimin e presidentit Florentino Perez.

Presidenti Florentino Perez në fjalimin e tij kishtë thënë “Real Madrid ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Ju falënderojmë për ndihmën tuaj për ta bërë Real Madridin më të madh”.

“Sot i bëjmë homazhe një prej lojtarëve tanë më të rëndësishëm në këtë epokë të mrekullueshme që po kalon Real Madridi. Është koha t’ju falënderojmë për atë që keni bërë për Real Madrid gjatë kësaj lamtumire emocionale. Ju keni qenë shembull përkushtimi dhe vlerash, duke dhënë gjithçka keni deri në fund me përkushtimin maksimal”, ka thënë presidenti që i ka shërbyer Casemiros me Distinktivin e Artë , Florentino Perez, transmeton Real Madrid.

Fjalimi i Perez ishte mjaft prekës, dhe mesazhi i fjalimit ishte falënderim për përpjekjet, sakrificën dhe respektin që Casemiro kishte treguar gjatë qëndrimit të tij në Real Madrid.

Gjatë fjalimit të Casemiros

Gjithashtu, në ceremoni nuk kanë munguar as falënderimet nga Ambasadori i Real Madridit.

Ai në fjalimin e tij ka thënë “Ne kemi përjetuar një kohë të mrekullueshme së bashku dhe shpresojmë që kur të ktheheni një ditë, ne do të shikojmë prapa në këtë kohë të veçantë së bashku. Jeni të vetëdijshëm sesa shumë ju duam dhe do të doja që Dije se Real Madrid ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia jote. Ne ju falënderojmë për ndihmën tuaj për ta bërë Real Madridin më të madh”.

Casemiro ka shprehur falënderimin e tij për ceremonin duke shtuar se ky klub do të vazhdojë të fitojë edhe nëse Casemiro nuk do të jetë pjesë e ekipës.

Casemiro i përlotur

Ndër të tjerash, ish-lojtari i Real Madrid, Casemiro ka shprehur se me ndihmën e këtij ekipi karriera e tij ka për të vazhduar të jetë e fortë, dhe se ky ekip i kishte shërbyer mjaft shumë për një të ardhme të shkëlqyer.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika