Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas ka fshirë postimin e tij në Twitter, në të cilin pretendonte se është homoseksual, pasi ka njoftuar se llogaria e tij është hakuar.
Në një deklaratë të hapur, fituesi i Kupës së Botës kishte shkruar në Twitter: “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual. E diela e lumtur”.
Ndërsa, tani portieri legjendar i Real Madrid-it ka dalë me njoftim se llogaria e tij është hakuar, dhe ai postim nuk është bërë nga ai.
“Llogaria është hakuar. Për fat të mirë tani është çdo gjë në rregull. Ndjesë të gjithëve ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, ju kërkoj shumë falje komunitetit LGTB”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Cuenta hackeada. Por suerte todo en orden. Disculpas a todos mis followers. Y por supuesto, más disculpas a la comunidad LGTB. 🙏
— Iker Casillas (@IkerCasillas) October 9, 2022
Menjëherë pas postimit të Casillas, ish-rivali dhe bashkëlojtari i kombëtares Carles Puyol në një postim tashmë të fshirë në Twitter, shkroi: “Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker” me emoji me zemër dhe puthje. Puyol ka dy fëmijë me të dashurën Vanesa Lorenzo.
Ish-portieri i Real Madrid e bëri njoftimin në Twitter për 10 milionë ndjekësit e tij të dielën pasdite.
Casillas ishte i martuar me gazetaren sportive, Sara Carbonero për pesë vjet, para ndarjes së tyre në mars 2021. Ata kanë dy djem.
41-vjeçari mori një valë mbështetje pas njoftimit të tij tronditës, përfshirë nga ikona e Barcelonës dhe ish-shoku i tij i skuadrës në Spanjë, Carles Puyol.
Casillas fitoi Kupën e Botës, dy kampionate evropiane, pesë tituj të La Ligës dhe tri Liga të Kampionëve në një karrierë të shquar seniore e cila zgjati 22 vjet.
Duke kaluar gjithsej 25 vjet me Real Madridin, të cilit iu bashkua në moshën 9-vjeçare, heroi i Los Blancos fitoi 19 trofe, duke qenë gjithashtu kapiten i skuadrës nga viti 2010 deri në largimin e tij në vitin 2015.
Legjenda e Real Madridit, Casillas: Shpresoj të më respektojnë: Jam homoseksual