Çavusoglu takon Kurtin: Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dhe kërcënimin nga organizata terroriste e FETO-s

Thellimi i bashkëpunimit midis dy vendeve dhe kërcënimi që paraqet organizata terroriste e FETO-s, janë ndër temat e diskutuara gjatë takimit midis ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Kështu ka bërë të ditur ministri turk përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka potencuar se në takim është folur për kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksova kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, ka shkruar kryediplomati turk.

Ndërkaq, të dielën e 19 qershorit, ai është takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla, me të cilën ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

Cavusoglu ka thënë se duhet forcuar më tej bashkëpunimi mes dy vendeve, ndërsa ai ka shprehur edhe një shqetësim në lidhje me atë që thotë prani e organizatës FETO në Kosovë.

Të dy kanë trguar se pjesë e bisedimeve të tyre ka qenë edhe zhvillimi i mëtejshëm i mardhënieve bilaterale në arsim, tregti dhe mjekësi.

“E mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës si dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës e integrimin e saj në organizata ndërkombëtare. E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në instanca si organizata euroatlantike. Marrëveshja e tregtisë së lirë që kemi nënshkruar dy vendet ka sjellë sukses”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se takimet e sotme shënojnë përfundimin e vizitës së tij pesëditore në vendet ballkanike, vizitë e cila filloi në Beograd.

Ministri turk ka theksuar zhvillimin e ekonomisë pas marrëveshjes për tregti të lirë e cila ishte nënshkruar qershorin e vitit të kaluar, marrëveshje e cila rriti tregtinë me 53% dhe dyfishoi eksportin e Turqisë.

Ministri i Jashtëm turk: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogun me Serbinë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika