Çavusoglu: Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta ulur tensionin në mes të Kosovës dhe Serbisë

Sipas Çavusoglut, Turqia është e gatshme që të mos lejojë një përshkallëzim të situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo nuk do ta ndihmojë asnjërën palë

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu

“Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta ulur tensionin në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. Sipas tij, “tensionet e reja nuk do ta ndihmojnë askënd”.

Vendimit e Qeverisë Kurti 2, për ta zbatuar reciprocitetin dhe për t’i ndaluar veturat të cilat i kanë targat “KM”, ka marrë vëmendjen botërore, pasi ky vendim kishte shkaktuar acarim të situatës, ku serbët lokalë kishin bllokuar rrugët e ishte raportuar edhe për të shtëna me armë në drejtim të Policisë së Kosovës.

Të dielën e 31 korrikut, ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, kishte telefonuar ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq.

“Fola me homologët e mi, serb dhe kosovar në lidhje me tensionin e fundit. Paqja dhe stabiliteti në Ballkan kanë qenë gjithmonë prioritet për Turqinë”, ka shkruar në rrjetin e tij social Twitter ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika