“Çekia gjithnjë do të jetë përkrah Kosovës”, rikonfirmoi ministri çek

Përkrahja për liberalizimin e vizave, për anëtarësim në BE, NATO e në organizata të tjera ndërkombëtare, dëshmojnë se Çekia është aleate e palëkundur e Kosovës, thotë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

“Çekia gjithnjë do të jetë përkrah Kosovës”, rikonfirmoi ministri çek për Çështjet Evropiane, Martin Dvorak.

Kështu ka shkruar vetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook, pas takimit me ministrin çek.

Ajo theksoi mbështetjen e palëkundur të Çekisë ndaj Kosovës.

“Përkrahja për liberalizimin e vizave, për anëtarësim në BE, NATO e në organizata të tjera ndërkombëtare, dëshmojnë se Çekia është aleate e palëkundur e Kosovës”, tha Osmani.

Në fokus të diskutimit ndërmjet Osmanit dhe ministrit Dvorak, ishte situata aktuale politike dhe e sigurisë, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe stabiliteti rajonal.

“Presidentja Osmani, nënvizoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik, duke theksuar domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, përfshirjen në Partneritetin për Paqe, anëtarësimin në NATO, BE dhe organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës.

May be an image of 6 people and the Oval Office

Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Duke nënvizuar vazhdimin e mbështetjes së Republikës Çeke në këtë rrugëtim, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë strategjike të përfshirjes së Kosovës në PfP, e më pas në NATO, si një garanci për stabilitet jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit.

“Ndërlidhur më këtë, Presidentja Osmani, gjithashtu tha se Kosova meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE, si vend që ka realizuar reforma rrënjësore”, thuhet tutje.

Në takim me ministrin çek, Osmani theksoi se sulmi terrorist dhe agresioni i 24 shtatorit në Banjskë, i mbështetur dhe sponzorizuar nga Serbia ishte përpjekje për ta minuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm të Kosovës, por të gjithë Ballkanit Perëndimor.

May be an image of 2 people

Po ashtu, presidentja Osmani theksoi nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog.

Duke spikatur marrëdhëniet e kahershme pozitive ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika