Çeku: Artefaktet që po mbahen ilegalisht në Beograd, pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë kundër identitetit të shqiptarëve

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në një postim në Twitter ka shkruar se pothuajse 24 vjet më pas, koleksioni i artefakteve ende mbahet padrejtësisht dhe ilegalisht në muzetë e Beogradit

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës

Hajrullah Çeku, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi në Twitter ka treguar se 1 mijë e 247 artefakte nga Kosova po mbahen ilegalisht në Beograd.

“1247 artefakte të koleksionit të muzeut publik janë marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës gjatë kohës së luftës (1998-99) nga Akademia serbe e Shkencave. Kjo ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë kundër historisë/identitetit të shqiptarëve, krahas shkatërrimit të mbi 1 mijë objekteve të trashëgimisë”, ka shkruar Çeku.

“Pothuajse 24 vjet më pas, koleksioni ende mbahet padrejtësisht dhe ilegalisht në muzetë e Beogradit. Sipas marrëveshjes origjinale (Libri i Kthimit), artefaktet janë marrë për ekspozim të përkohshëm, por ende nuk janë kthyer në Muzeun Kombëtar të Kosovës, atij të cili i takojnë”.

Çeku ka shtuar se Serbia po shkel haptazi marrëveshjen origjinale të vitit 1998/99 të nënshkruar ndërmjet institucioneve përkatëse të Kosovës dhe Serbisë, Konventën e vitit 1970 e UNESCO-s për kthimin e pasurisë kulturore në vendin e origjinës dhe dokumentin e Ahtisaarit që përcakton një afat kohor për kthimin e koleksionit.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika