Çeku: Ende i kemi një borxh të madh Baletit Kombëtar të Kosovës

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, me rastin e kremtimit të 50-vjetorit të themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës ka thënë që i kanë borxh këtij institucioni një objekt, sepse edhe pas 50 viteve të themelimit të tij balerinët ende nuk e kanë një vend adekuat për të performuar

Pamje nga mbrëmja e organizuar me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës





Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes një postimi në Facebook, ka përgëzuar Baletin Kombëtar të Kosovës për organizimin me rastin e 50-vjetorit të këtij institucioni dhe ka thënë që i kanë borxh një objekt ku mund të performojnë dinjitetshëm balerinët kosovarë.

Çeku ka thënë që në këtë mbrëmje u festua gjysmë shekulli i Baletit Kombëtar të Kosovës me sjelljen në skenë të baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”.

“Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës së bashku me balerinë nga Teatri i Operës dhe Baletit në Shqipëri, nën përcjelljen e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, na dhuruan emocione të fuqishme krenarie dhe na shpërfaqën shembullin se si ngritet një institucion me pasion, këmbëngulje e denjësi”, ka shkruar Çeku.

Pamje nga mbrëmja e organizuar me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës

Ndër të tjera, ai ka thënë se i kanë borxh këtij institucioni një objekt, sepse edhe pas 50 viteve të themelimit të tij ende nuk e kanë një vend adekuat për të performuar.

“Mbi të gjitha, edhe sonte u vërtetua që ende i kemi një borxh të madh balerinëve, koreografëve, kostumografëve e skenografëve që kanë punuar gjatë këtyre viteve për të mirë të baletit kosovar, e ajo është ndërtimi i një objekti ku Baleti Kombëtar i Kosovës sjell në skenë shfaqjet e tyre në mënyrë të dinjitetshme”, ka vijuar ai.

Ministri Çeku ka shkruar se performanca e balërinëve dhe balerinave u kishte dhënë emocion të veçantë dhe se organizimi i kësaj ngjarjeje ishte ashtu siç i ka hije festimit të 50-vjetorit të themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika