Çeku: Gjendja në depot e Muzeut Kombëtar është shumë e rëndë, aty ruhen mbi 50 mijë artefakte

Hajrullah Ceku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se depot e objektit të Muzeut Kombëtar ku ruhen mbi 50 mijë artefakte janë në gjendje të rëndë.

Ai, në “Debat Plus”, tha se jo çdokush mund të ketë qasje brenda këtyre depove për shkak të sigurisë.

“Gjendja është e rëndë në depot e Muzeut Kombëtar të Kosovës për një periduhë shumë të gjatë. Qasje nuk mund të kesh, sepse është çështje e sigurisë, ajo është pasunia më e madhe e  këtij shteti, aty ruhen mbi 50 mijë artefakte”, tha ai.

Ministri Çeku tha se tashmë ka filluar renovimi i ndërtesës e ku në fokus janë këto depo ku gjenden artefaktet.

“Ka shumë artefakte, jo vetëm tekstilit, por edhe të arkeologjisë, etnologjisë, që gjatë viteve pëson dëmtime. Prandaj gjatë gjithë kohës muzetë kanë laboratore të restaurimit të atyre artefakteve. Restaruitimi është proces i vazhdueshëm që ndodh sot në Muzeun e Kosvës. Tash ka fillu renovimi i dnërtesës me fokus të depos. Vendi ku ruhen është i rëndësishëm dhe gjendja e tyre është e rëndë”, tha ai.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika