Çeku: Konkursi ndërkombëtar për projektin e Kompleksit Memorial në Prekaz mori dritën e gjelbër

Ministri Hajrullah Çeku ka thënë se qeveria ka dhënë dritën e gjelbër për shpalljen e konkursit ndërkombëtar për projektin, më konkretisht, masterplanin për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, në një konferencë për media ka thënë se qeveria ka dhënë dritën e gjelbër për shpalljen e konkursit ndërkombëtar për projektin, më konkretisht, masterplanin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Çeku ka theksuar se deri në shpalljen e këtij konkursi ndërkombëtar është bërë shumë punë për t’u siguruar për qëndrueshmërinë e kullave dhe objekteve përcjellëse.

“Nga themelimi i komitetit ndërministror për këtë memorial kemi punuar pareshtur në disa drejtime, fillimisht kemi angazhuar profesionistë nga Universiteti i Prishtinës për vlerësimin e gjendjes së qëndrueshmërisë së kullave dhe ndërtesave të tjera brenda kompleksit, bazuar në raport kemi ndërmarrë ndërhyrje emergjente në disa struktura të kompleksit”, u shpreh Çeku.

Tutje, Çeku ka deklaruar se projekti do të realizohet në disa faza për një periudhë disavjeçare.

“Është themeluar edhe komisioni i ekspertëve, pas miratimit të punës nga komiteti ndërministror MKRS-ja ka përgatitur të gjitha dokumentet teknike për prokurimin, ndërsa sot qeveria ka miratuar kushtet, kriteret për konkursin ndërkombëtar duke autorizuar MRKS-në për shpalljen e procedurës dhe do të realizohet në një fazë ku aplikojnë kandidatët me idetë ndërsa juria me ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë do të bëjë përzgjedhjen e tri propozimeve më të mira – vendi i parë e nënshkruan kontratën për hartimin e projektit, vendi i dytë shpërblehet me 80 mijë euro dhe vendi i tretë me 60 mijë euro”.

“Projekti do të realizohet në disa faza për një periudhë disavjeçare, ndërsa faza e parë përfshin hartimin e projektit dhe zbatimin e projektit të konservimit të Kullave të Jasharajve”, ka thënë Çeku.

Ndërsa, ndër të tjera, Çeka ka thënë se renovimi i stadiumit “Adem Jashari” është në fazën e fundit të shpronësimit.

“Për fat të keq ka nisë projekti pa u dakordu për pronat. Operatori tashmë është në pritje e ka një kontratë me Ministrinë e Kulturës, po pret për zgjidhje të çështjes së shpronësimit. Procesin pak e ka vonuar edhe koha e papërshtatshme”.

“Nuk ka rrezik të përjashtohet Kosova nga Uefa dhe Fifa, jemi në fazën përfundimtare. Shpresojmë se do t’i marrim licensat gjatë këtij muaji, jemi në komunikim të vazhdueshëm me dy asociacionet, kemi kërkuar disa sqarime, në momentin që do t’i kemi këto, do t’i ndajmë. Licensimi nuk e përfshin vetëm federatën por të gjitha klubet” ka thënë Çeku.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika