Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se pas 26 vitesh të epopesë së UÇK-së, kanë filluar master planin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Çeku në ditën e dytë të këshillit të përgjithshëm të VV-së, ka theksuar se profesionit kredibil me përvojë pune mbi gjysmë shekulli nga Gjermani,. Britania Italia dhe SHBA-të, janë angazhuar për këtë master plan.
Sipas tij, vitin e ardhëm synohet që të nisin punimet në konservimin e kullave të rezitencës.
“Ka nisur hartimi i master planit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. 26 vite pas betejës së lavdishme, Epopejës së UÇK-së, ka filluar edhe kjo punë shumë e rëndësishme për vendin tonë. Studio dhe profesionit kredibil, me përvojë mbi gjysmë shekulli nga Gjermania, Britania, Italia dhe SHBA-të janë angazhuar për këtë master plan dhe vitin e ardhshëm, synojmë që të nisim punimet në konservimin e kullave të rezistencës”, ka thënë Çeku.