Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar për banellën “Kosova është Serbi”, që u shfaq nga tifozët gjatë ndeshjes së sotme mes Kosovës dhe Rumanisë.
Përmes një postimi, ministri Çeku ka thënë se “dinjiteti i shtetit të Kosovës është mbi çdo provokim”.
“Teksa djemtë tanë e vazhdojnë lojën me zemër e profesionalizëm, dinjiteti i shtetit të Kosovës është mbi çdo provokim. Shkëlqeni sonte”, ka shkruar ministri Hjarulla Çeku.
Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë për shkak të banerave fyese të vendosura nga tifozët e rumunë ku shkruan “Kosova është Serbi”.
Lexo dhe: Ndërpritet ndeshja Kosovë – Rumani, tifozët rumunë provokojnë me banera “Kosova është Serbi”
Tifozët e Rumanisë gjithashtu e kanë fishkëllyer himnin e Kosovës.
Pas shfaqjes së banerit futbollisti Mërgim Vojvoda ka zgjedhur një formë për t’iu përgjigjur.
Lexo dhe: Mërgim Vojvoda i përgjigjet me shqiponje parullave “Kosova është Serbi”
Si formë për t’iu përgjigjur tifozëve, Vojvoda ka zgjedhur të bëjë shqiponjën.