Çeku për festivalin “DokuFest”: Për 22 vite, i solli miliona euro përfitime Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, për festivalin “DokuFest”, ka thënë se i njëjti festival i ka sjellur miliona euro dobi ekonomike qytetit të Prizrenit

Ministri Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, për festivalin “DokuFest” ka thënë se i njëjti festival i ka sjellur miliona euro dobi ekonomike qytetit të Prizrenit.

“Në këto 22 vite po flasim për miliona euro dobi ekonomike për qytetin e Prizrenit dhe jo vetëm, po flasim për një promovim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për shtetin e Kosovës, për rininë tonë, për potencialin tonë”, ka thënë ministri Çeku.

Ministri Çeku ka thënë se ky festival është një nga veçantitë me të cilat tregohet Kosova e pasluftës.

“DokuFest-i është një nga veçantitë me të cilat tregohet Kosova e pasluftës në kuptimin e zhvillimit kulturor, por jo vetëm në aspektin kulturor. E dua shumë, kam qenë aty prej  fillimit, kam qenë edhe pjesë përbërëse e atij organizimi”, ka thënë tutje Çeku.

Ministri Çeku është shprehur se festivali “DokuFest”, “është një punë intensive, 22 vite”.

“Janë 22 vite punë e përditshme, festivali zgjatë shtatë, tetë ndoshta edhe nëntë ditë por punohet dhjetë muaj për të arritur atë rezultat. Është një punë intensive, 22 vite. Për 22 vite janë shumë të rinj e të reja që kanë bërë punë vullnetare, kanë fituar shkathtësi jetësore, ka fëmijë që kanë fituar shkakthësi të reja sepse “DokuFest”-i punon shumë me të rinjtë dhe fëmijët. I përgatitë për jetën, tregun e punës. Janë mijëra filma më të mirë në botë që kemi pasur mundësi me i pa në ekranin e madh në Prizren, në plotë kinema që i ka sot qyteti e para 22 vite nuk e kishte asnjë. “DokuFest”-i ka nisur si një protestë për faktin që qyteti nuk ka pasur asnjë kinema funksionale”, ka shtuar ai.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika