Çeku për krizën në Veri: Është skenar i orkestruar nga Beogradi për të krijuar trazira, do të fitojmë karshi Serbisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në emisionin "Dueli Sportiv"





Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, teksa ka komentuar situatën aktuale politike në Veri të Kosovës, ka thënë se këto zhvillime janë një skenar i orkestruar nga Serbia me qëllimin e vetëm që të krijohen trazirat dhe të destabilizohet situata e sigurisë në Veri të vendit.

I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, në RTV Dukagjini, Çeku ka thënë se gatishmëria e institucioneve të Kosovës është në nivelin e duhur.

“Zhvillimet e fundit janë një skenar që orkestrohet direkt nga Beogradi me qëllimin e vetëm që të krijohen trazirat të destabilizohet situata e sigurisë në Kosovë, në Veriun e vendit por jam i bindur që gatishmëria e institucioneve është në nivelin më të mirë të mundshëm”, është shprehur ai.

Ndërkaq, kabineti qeveritar të dielën e gjashtë nëntorit ka mbajtur një takim që në rend të ditës kishte diskutimin për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Për këtë patri disa fjalë edhe ministri Çeku.

Ai ka theksuar se gjatë kësaj mbledhje janë koordinuar për veprimet që duhet të merren në mënyrë që të mos eskalojë situatë në Veri.

“Patëm një mbledhje të qeverisë, ku u vlerësu situata e përgjithshme, dhe u koordinuam për veprimet që duhet t’i bëjmë në mënyrë që mos te kemi eskalim të situatës atje, e kemi një lloj realiteti që Serbia përmes Listës Srpska tenton të krijojë një realitet të ri, por ajo që duhet të angazhohemi të gjithë bashkërisht është që të rikonfirojmjë që shtetësia e Kosovës është e padiskutueshme e pakthyeshme dhe të bëjmë më të mirën që qytetarët e Kosovës përfshirë serbët e Kosovës t’i trajtojmë në mënyrë më të mirë të mundshme, të vazhdojmë t’i ofrojmë shërbimet për qytetarët e Kosovës në të gjithë territorin përfshirë veriun dhe të jemi të kujdesshëm që të mos realizohen skenarët e Serbisë në Kosovë”, shtoi ai.

Megjithatë, ministri i këtij dikasteri, situatën në Veri nuk e sheh si diçka të re.,

Ai thotë se kjo është një vazhdimësi e politikes serbe në raport me Kosovën.

Po ashtu, Çeku shprehet optimist duke thënë se si në të kaluarën ashtu edhe këtë herë, Kosova do të dalë fitimtare karshi Serbisë.

“Nuk kemi diçka të re, është një vazhdimësi e politikës destruktive të Serbisë në raport me Kosovën por sikurse në të kaluarën edhe këtë herë edhe në të ardhmen do të fitojmë karshi Serbisë”, përfundoi ai.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika