Çeku për letrën e Serbisë në UEFA: Po tentohet shtrembërimi i realitetit

Hajrullah Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka reaguar në lidhje me letrën e dërguar në UEFA nga Serbia, ku thuhet se autoritetet Kosovare, po u bëjnë trajtim “jonjerëzor”, futbollistëve serbë në Kosovë.

Sipas Çekut, pretendimet e tilla si dhe të tjerat ku thuhet se Kosova nuk po u lejon sportistëve serbë të ushtrohen apo organizojnë lojëra lokale, nuk janë të vërteta dhe se me të po tentohet të shtrembërohet realiteti.

“Letra e Federatës së Futbollit të Serbisë drejtuar Presidentit të UEFA-së, përveç shtrembërimit të realitetit, përdor edhe gjuhë fyese”, ka shkruar Çeku.

Sipas tij, FFK vazhdimisht “i kanë ftuar klubet sportive të komunitetit serb në Republikën e Kosovës që të bëhen pjesë e sistemit legjitim sportiv në shtetin tonë”, por ata nuk kanë pranuar.

Çeku, po ashtu, tha se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e fundit në Kosovë, pikën ku thuhet se palët janë pajtuar të mos e përfaqësojnë njëra-tjetrën ndërkombëtarisht.

“Për vite, federatat e sportit të Serbisë kanë organizuar aktivitet paralel dhe ilegal si pjesë e kampionateve të tyre zyrtare në zona të caktuara brenda territorit të Republikës së Kosovës. Marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga BE, veç tjerash, parasheh marrëdhënie të barabarta dhe të fqinjësisë së mirë. Palët gjithashtu janë pajtuar të mos e përfaqësojnë njëra-tjetrën ndërkombëtarisht”, ka thënë ai.

Ministri i Kulturës është shprehur se Kosova është vend i sportit, por nuk do të tolerohen aktivitetet ilegale që e shkelin rendin kushtetues e ligjor si dhe kartat evropiane e botërore të sportit.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha klubeve të sportit të bëhen pjesë e sistemit legjitim të sportit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika