Çeku për Muzeun e Gjenocidit: S’lidhet me fushatën, vendimi është marrë vitin e kaluar

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka theksuar se themelimi i Muzeut të Gjenocidit është vazhdimësi e punës së Qeverisë dhe nuk lidhet me fushatën zgjedhore, pasi sipas tij, vendimi ishte marrë vitin e kaluar

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka komentuar miratimin e themelimit të Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se ky vendim nuk është pjesë e fushatës zgjedhore, por vijimësi e angazhimit për dokumentimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera gjatë luftës në Kosovë.

“Ky vendim i Qeverisë, është marrë vitin e kaluar kur është themeluar grupi hulumtues, i cili ka bërë hetime të hollësishme. Ne kemi komunikuar me shtete të tjera që kanë praktika  të avancuar të muzealizimit të kaluarës së tyre, dhe ky institucion do të ndërtohet në bashkëpunim me shtetet që kanë përçojë të mirë në muzealizimit e të kaluarës së tyre. Puna e Qeverisë vazhdon nuk ndalet asnjëherë, as para zgjedhjeve, as pas. Kjo nuk ka të bëj asgjë me fushatë, është vazhdimësi e punës”, ka deklaruar Çeku në Debat Plus.

Ndërkohë, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka abstenuar nga votimi.

Ministri Çeku ka shtuar se muzeu do të shërbejë për dokumentimin dhe prezantimin e së kaluarës së dhimbshme, duke theksuar se nuk ka qëllim gjeneralizues.

“I referohemi shteteve që kanë kryer krime, si ish-Jugosllavia dhe Serbia, dhe nuk ka kurrfarë gjeneralizimi,” ka shtuar Çeku.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika