Çeku: Policia e Kosovës efektive në arrestimin e kriminelëve, dikush tjetër i liron

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë efektive në arrestimin e personave me të kaluar kriminale, por që sipas tij është “dikush” tjetër që po i liron ata

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë efektive në arrestimin e personave me të kaluar kriminale, por që sipas tij është “dikush” tjetër që po i liron ata. E Për këtë ai nuk e fajëson Policinë e Kosovës por as vetë Qeverinë aktuale.

Kështu ka thënë ai teksa është ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për të kulturën dhe politikën në vend.

“Kush i liron ata, a i liron Qeveria? A i liron kryeministri? Përkundrazi, i vetmi instrument i sundimit të ligjit që është pjesë e qeverisë me autonomi të plotë është policia e Kosovës. Policia ka qenë shumë efektive në arrestimin e kriminelëve në veri të cilët pastaj po i liron dikush tjetër”, u shpreh ai.

“Nga viti i kaluar, dhjetëra barrikada, dhjetëra rrugë të bllokuar, shumë informacion të bazuar me emër e mbiemër, me vepra të kryera, të dorëzuar në Prokurori. Sa veprime janë ndërmarrë deri sot në raport më të gjithë ata kriminelë në veri që i kanë vendosur ato barrikada duke ua vështirësuar jetën qytetarëve në veri të Kosovës dhe vazhdimësi e kësaj janë arrestimet e kohëve të fundit të policisë për njerëz që kanë precedent penal, të kaluar kriminale”, shtoi më tej ministri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika