Çeku: Serbia shkatërroi 1800 monumente dhe grabiti mbi 3700 artefakte gjatë luftës

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka deklaruar se Serbia ka shkatërruar 1800 monumente dhe grabitur mbi 3700 artefakte gjatë luftës, ndërsa sipas tij, Qeveria e Kosovës po punon në projekte për ruajtjen dhe rikthimin e trashëgimisë kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për dëmet e mëdha që Serbia i ka shkaktuar trashëgimisë kulturore të Kosovës gjatë luftës.

Në një konferencë për media të hënën, ai ka deklaruar se Serbia ka shkatërruar 1800 monumente të trashëgimisë kulturore, ka grabitur mbi 3700 artefakte dhe dokumentacion zyrtar të monumenteve, përfshirë qindra mijëra dosje.

Po ashtu, sipas tij, janë shkatërruar 175 biblioteka publike dhe rreth 1.7 milion libra në gjuhën shqipe.

“Tash jemi në fazën e hartimit të projektit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz. Angazhimi ka filluar në vitin 2021, në gusht të këtij viti është nënshkruar edhe kontrata. Në kuadër të qeveris është themeluar edhe një grup punues, ky grup ka përfunduar raportin të cilin ia ka dorëzuar e Institutit për Krime të Luftës është konstatuar se gjatë luftës në mënyrë të qëllimshme Serbia ka shkatërruar 1800 monumente të trashëgimisë kulturore, ka grabitur mbi 3700 artefakte, ka grabitur dokumentacioni zyrtar të monumenteve me qindra mijëra dosje. Ka shkatërruar 175 biblioteka publike dhe rreth 1.7 milion libra shqip”, ka deklaruar Çeku.

Çeku ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të ruajtur dhe rikthyer trashëgiminë kulturore të dëmtuar, duke përmendur një sërë projektesh që janë në zhvillim.

Ministri ka bërë të ditur se është në fazën e hartimit të masterplanit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, një projekt që ka nisur që nga viti 2021.

Ai përmendi krijimin e një komisioni të ekspertëve dhe realizimin e disa ndërhyrjeve emergjente të domosdoshme.

Gjithashtu, Çeku ka njoftuar për fazat e hartimit të projektit të Muzeut të Burgut të Prishtinës dhe përpjekjet për krijimin e Muzeut të Gjenocidit, si dhe ndërtimin e memorialit për fëmijët e vrarë gjatë luftës.

Ministri konfirmoi se lokacioni i këtij memoriali do të jetë në Prishtinë dhe se janë në pritje të raportit final nga Universiteti i Prishtinës për të përcaktuar vendndodhjen dhe mënyrën e ndërtimit.

“Në kuadër të angazhimeve të Qeverisë është edhe ndërtimi i memorialeve të fëmijëve të vrarë gjatë luftës. Ne jemi në pritje të raportit nga UP-ja dhe në momentin që e pranojmë raportin ne do ta marrim vendimin për lokacionin dhe mënyrën e ndërtimit të këtij memoriali. Lokacioni do të jetë në Prishtinë, tashmë i kemi disa opsione”, ka deklaruar ai.

Çeku ka përmendur edhe procedurat në vijim për realizimin e kompleksit memorial të Reçakut.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika