Çeku: Stadiumi i Gjilanit po bëhet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni, në marrëveshjen e sotme kanë zotuar 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se stadiumi i Gjilanit po bëhet.

“Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar”, ka njoftuar ministri Çeku.

Ministri Çeku ka bërë të ditur se në marrëveshjen e sotme me kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë zotuar 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit.

“Procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më parë”, ka thënë ai.

Më tej, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka treguar se është duke u përgatitur kallëzim penal ndaj palëve që kanë bërë shkelje në të kaluarën e këtij stadiumi, siç njofton edhe vetë ministri, tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika