Çeku takohet me boksieren Donjeta Sadiku: Na premtoi medalje në Lojërat Olimpike

Ministri Hajrullah Çeku është takuar me boksieren që ka siguruar normën për Lojërat Olimpike, Donjeta Sadiku. Ai është shprehur se Sadiku u kishte premtuar medalje në këto lojëra

Ministri Hajrullah Çeku dhe boksierja Donjeta Sadiku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, e ka pritur në takim boksieren Donjeta Sadiku, e cila ka siguruar normën për Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti në Paris.

Përmes një postimi, ministri Çeku ka thënë se vajzat janë duke dominuar në sport dhe se Sadiku tashmë i kishte premtuar medalje në këto lojëra.

Ministri i ka uruar suksese boksieres në mbajtjen e Lojërave Olimpike.

“Vajzat po dominojnë me suksese në sport. Donjetën e prita sot në kabinet pas sigurimit të normës olimpike për Paris 2024. Na premtoi medalje në Lojërat Olimpike. I uroj shumë suksese në Paris”, ka shkruar ministri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika