Çeku tregon pse dështoi konkursi i parë i projektimit për Teatrin e Operas dhe Baletit

Hajrullah Ceku

Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka folur edhe për projekin e Teatrit, Operës e Baletit, duke treguar arsyet se pse sipas tij ky projekt ka ngecur.

Çeku, në “Debat Plus”, u shpreh se konkursi i parë i projektimit ka dështuar, për shkak se sipas tij në OSHP një nga operatorët e ka zbuluar identitetin.

Zbulimi i identitetit sipas Çekut nuk lejohet në këto konkurse.

“Fatkeqësisht, nuk kemi kalu në fazën e projektimit, kam besu shumë që të paktën mund ta nisim projektimin. Konkursi i parë i projektimit na ka dështu, sepse OSHP se njëri operator e ka zbulu identitetin. Ka qenë lëshim i vetë operatorit, e ka lënë një llogo dikun, kjo nuk lejiohet në konkurse. Na ka kthy në pikën zero. Është rishpallë, prapë kemi disa oferta, jemi në fazën përfundimtare të shpalljes së projektit fitues. Besoj që këto ditë e shpallim fituesin për hartimin e projektit të Teatrit, Operas dhe Baletit”, tha Çeku.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika