Centrali bërthamor në Zaporizhzhia mbetet i shkëputur nga rrjeti i energjisë

Të premten e 26 gushtit, operatori bërthamor "Energoatom" në një deklaratë ka thënë se gjashtë reaktorët në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë kanë mbetur të shkëputur nga rrjeti elektrik i vendit

Operatori bërthamor 'Energoatom'

Operatori bërthamor “Energoatom” në një deklaratë të premten e 26 gushtit ka thënë se,  gjashtë reaktorët në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës (NPP) kanë mbetur të shkëputur nga rrjeti elektrik i vendit.

Në deklartën e “Energoatom” thuhet se që nga ora 9:00 e mëngjesit më 26 gusht 2022, të gjitha njësitë e energjisë të NPP Zaporizhzhia janë shkëputur nga rrjeti elektrik, duke shtuar se nevojat e vetëstacionit për energji elektrike po siguroheshin përmes një linje të riparuar nga sistemi energjetik i Ukrainës.

“Linja e furnizimit me energji elektrike të ZNPP në sistemin energjetik të Ukrainës gjithashtu është restauruar, po punohet për përgatitjen e lidhjes së dy njësive të energjisë të ZNPP në rrjet. Nuk ka komente për funksionimin e pajisjeve dhe sistemeve të sigurisë”, thuhet tutje në deklaratë, njofton CNN.

Administrata rajonale civile-ushtarake e Khersonit ka akuzuar forcat ruse për ndërprerjen e dy linjave të energjisë elektrike në termocentral, duke e lënë të gjithë rajonin e Khersonit, përkohësisht, pa energji elektrike dhe furnizim me ujë të enjten, përpara se të rikthehej deri në fund të ditës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika