Centrali më i madh bërthamor në Evropë nën kërcënim- ekspertët thonë se nuk ka gjasa për një katastrofë të përmasave të Çernobilit

Situata në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë vazhdon të jetë tensionuese, ndërsa ekspertët janë të prirur për të zbutur disa nga paralajmërimet më alarmante

Termoicentrali bërthamor Zaporizhzhia. Foto: Power Technology

Bombardimet e intesifikuara rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia kanë zhvilluar frikën nga fatkeqësia bërthamore.

Sulmet në kompleks, të cilat janë shtuar si shpërthime luftarake në jug të Ukrainës, kanë ngjallur shqetësime për spektrin e katastrofës bërthamore, duke bërë që mbikëqyrësi i Kombeve të Bashkuara dhe liderët botërorë të kërkojnë që një mision të lejohet të vizitojë vendin dhe të vlerësojë dëmet.

Ekspertët bërthamorë janë të prirur për të zbutur disa nga paralajmërimet më alarmante, duke shpjeguar se kërcënimi kryesor është më afër vetë centralit dhe nuk justifikon alarmet në mbarë Evropën. Ekspertët janë veçanërisht të kujdesshëm ndaj çdo krahasimi me katastrofën e Çernobilit, një përsëritje e së cilës është e pamundur, thanë ata.”

Leon Cizelj, president i Shoqërisë Bërthamore Evropiane, beson se “nuk ka shumë gjasa që ky termocentral të dëmtohet”, njoftoi CNN.

Cizeli shtoi se “në rastin shumë të pamundur që është, problemi radioaktiv do të prekë më së shumti ukrainasit që jetojnë aty pranë”. Presidenti i Shoqërisë Bërthamore Evropiane është shprehur, “nëse do të përdornim përvojën e kaluar, Fukushima mund të ishte një krahasim i skenarit më të keq”.

Rusia refuzon thirrjen për çmilitarizimin e zonës së centralit bërthamor

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika