CEO i Formula 1, Stefano Domenicali ka thënë se sporti nuk ka plane të zhvillojë gara të ardhshme në Rusi.
Çmimi i Madh i Rusisë ishte planifikuar të mbahej në Soçi këtë vit përpara se të kalonte në Igora Drive në Shën Petersburg në vitin 2023, por F1 e anuloi garën pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Domenicali ka thënë se sporti nuk ka ndërmend të kthehet në vend, duke shtuar edhe se ishte mësuar që kurrë nuk duhet të thuash kurrë”, ka thënë Domenicali.
“Por në këtë rast, mund të premtoj me siguri, se ne nuk do të negociojmë më me ta. Nuk do të ketë më gara në Rusi”, ka deklaruar ai, raporton ESPN, transmeton Dukagjini.
Alexey Titov, CEO i promovuesit rus të GP ANO Rosgonki, ka thënë se ai pret që F1 të rimbursojë pagesat e bëra pas anulimit të garës së këtij viti.
“Ky borxh ekziston, ai është konfirmuar dhe qëndrimi ynë për të është i pandryshuar”, ka thënë Titov për agjencinë ruse të lajmeve Tass.
Po ashtu, sipas tij ata presin një rimbursim pavarësisht nga pozicioni aktual i Menaxhimit të Formula 1 në lidhje me mbajtjen e garave në Federatën Ruse.
“E ardhmja e marrëdhënieve tona sot është vërtet e paqartë. Ne do të marrim parasysh qëndrimin e Domenicali në punën tonë të mëtejshme”, është shprehur ai.
Ndërsa, sipas tij situata aktuale në sportet botërore është jashtëzakonisht e politizuar.
“Ajo që ai ka vendosur ka një konotacion të theksuar politik që nuk ka të bëjë fare me frymën reale të sportit”, ka deklaruar ai.
Ky është viti i parë që nga viti 2014 që një garë nuk është zhvilluar në Autodrom të Soçit, me Mercedes, e cila ka fituar çdo garë deri më tani.
Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, pushtimi rus i Ukrainës ka marrë zyrtarisht më shumë se 5 mijë e 500 viktima civil dhe ka plagosur rreth 8 mijë që nga 22 gushti.
Si renditen pilotët e F1 në tabelën e Power Rankings gjatë pushimeve verore