Çerekfinalet e para në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve gjatë së martës dhe mërkurës, tani radha është për "ethet" e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës

Ndeshjet e para në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, të vlefshme për fazën çerekfinale, do të zhvillohen gjatë së enjtes së 13 prillit.

Vëmendja më e madhe padyshim se është te Liga e Evropës, ku ka klube të mëdha evropiane si Juventusi, Manchester Unitedi, Sporting Lisbona, Sevilla dhe Roma.

Ndeshja më interesante padyshim se pritet të jetë ajo në mes të Unitedit dhe Sevilla, e cila pritet të zhvillohet në Old Trafford, ndërsa Juventusi pret Sportingun në “Allianz Stadium”, me të dy ndeshjet që nisin nga ora 21:00.

Takimi tjetër i orës 21:00 është ai në mes të Bayer Leverkusen dhe Royale Union SG, ndërsa ndeshja e vetme nga ora 18:45 është ajo në mes të Feyenoord dhe Romës.

Në Ligën e Konferencës, Gent dhe West Ham luajnë nga ora 18:45 në një përballje interesante, ndërsa Anderlechti pret AZ Alkmaarin.

Dy ndeshjet e tjera të orës 21:00 janë ato në mes të Basel dhe Nice, dhe Lech Poznan me Fiorentinën.

Ndeshjet kthyese çerekfinale të të dy Ligave do të zhvillohen pas një jave, apo më saktë më datë 20 prill.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika