Ceremonia e hapjes së “Manifesta 14” në Prishtinë-flet Teuta Hoxha-Jahaj

Të premten, festivali ndërkombëtar "Manifesta 14" do të ketë ceremoninë e hapjes në Prishtinë, përkatësisht në pllaton e Pallatit të Rinisë duke filluar nga ora 19:00. Sipas asisentes së drejtoreshës së këtij festivali, Teuta Hoxha-Jahaj, ky festival ndërkombëtar është mundësi e mirë që qytetarët e Kosovës të jenë sa më afër artit

Teuta Hoxha-Jahaj, organizatore e festivalit "Manifesta 14"

Të premten e 22 korrikut, do të bëhet ceremonia e hapjes së festivalit ndërkombëtar “Manifesta” e themeluar në fillim të viteve 1990 e cila ndryshon vendndodhjen çdo dy vjet, e që në këtë vit mbahet në Kosovë.

Edicioni i 14-të i Manifesta do të bëjë bashkë 103 pjesëmarrës nga 30 vende të ndryshme.

Aktivitetet që do të mbahen do të zhvillohen në ndërtesat ikonike të hapësirave publike në Prishtinë.

Teuta Hoxha-Jahaj, asistente e drejtoreshës së festivalit “Manifesta14” për RTV Dukagjini ka thënë se të premten duke filluar nga ora 19:00 do të bëhet hapja e madhe e këtij festivali në Pllaton e Pallatit të Rinisë, ku të gjitha hapësirat që vizitohen nga qytetarët do të jenë pa pagesë.

Ajo ka bërë të ditur se në ora 20:00 do të ketë fjalime nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Përveç tyre, fjalime do të ketë edhe nga Udhëheqësi i Bordit të Manifestës Ndërkombëtare dhe Drejtoresha e Manifestës, Hedwig Fijen.

Ajo ka thënë se është krenare që një festival ndërkombëtar të jetë afër qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë mundësinë të shohin vepra të artit e ekspozita të ndryshme.

Teuta Hoxha-Jahaj, organizatore e festivalit “Manifesta 14” në intervistë për RTV DUKAGJINI

Hoxha-Jahaj ka thënë se për 100 ditë duke filluar nga 22 korriku deri më 30 tetor, qytetarët e Kosovës mund të shijojnë artin si qytetarët e tjerë të botës.

“Kam kënaqësinë që të përdorim Manifestën si mënyrë që të promovojmë Kosovën në përgjithësi, shpresojmë të kemi 100 mijë vizitorë për këto 100 ditë”, ka thënë Hoxha-Jahaj.

“Manifesta” vjen në Prishtinë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika