Komediani, Fisnik Çerkini, ka thënë se humori që bën ai dhe platforma e tij, “Cool n’Fresh”, është i një stili të veçantë.
Teksa ka shtuar se “Cool n’Fresh” ka qëndrim dhe vizion. Çerkini ka thënë se ndjekësit më të madh në numër i ka nga Prishtina.
“Sa i përket statistikave në Instagram që marrim për bazë, në Prishtinë janë diku 90 mijë, Prishtina është Ferizaji jem. Prizreni doket për shkak se ne e mbajmë një rendi kronologjik në humorin tonë. Mendoj që ne e kemi njëfarë stili të veçantë. Na nuk kemi prit dhe nuk pres kurrë që Cool n’Freshi’ ka me qenë mendimi ma ‘mainstream’ i humorit në Kosovë”, ka thënë Çerkini në “Reload”.