Çerkini për ndërprerjen gërmimeve në Shtaval: Është lojë e Serbisë sikurse ajo në Kizhevak

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, z. Bajram Çerkini, ka thënë se vendimi për ndërprerjen e gërmimeve nga ana e Serbisë është lojë e tyre për ta zvarritur këtë proces

Drejtuesi i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini

Komisioni i Serbisë, ka njoftuar se janë ndërprerë punimet në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë. Pas këtij njoftimi të tyre, ka reaguar edhe Komisioni Qeveritar i Kosovës i cili ka akuzuar autoritetet serbe për mosbashkëpunim.

Në lidhje me ndërprerjen e gërmimeve Portali D, ka kontaktuar me  Kryetarin e Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, z. Bajram Çerkinin, i cili e ka konsideruar “lojë të Serbisë”, ndërprerjen dhe mosbashkëpunimin e tyre me autoritetet kosovare.

Ai ka thënë se shteti serb me qëllim po e zvarritë procesin e gërmimeve.

“Lojnat e serbëve i bëjnë siç i kanë bërë në Kizhevac gjithmonë duke e shtyrë me vite, por ato lokacionet të cilat janë marrë vesh dy grupet punuese dy komisionet edhe prokuroria e tyre edhe na i kanë kryer sot”, ka thënë Çerkini.

Çerkini është shprehur se pala kosovare është e papregaditur për t’i ndalur ato që ai i ka cilësuar si lojë të shtetit serb.

“Na e kontestojmë dhe ma shkurt si familjarë themi se është lojë e serbëve, sepse  nëse nuk janë aty, duhet t’u themi ku keni lënë? Por kjo është lojë e cila vetëm serbët dinë em lu,, mjerisht ne jemi të papregaditun me e stagnu këtë lojë të Serbisë”, është shprehur ai.

Ai ka kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, duke thënë se duhet bërë më shumë në lidhje me temën e të pagjeturve, sipas tij ata do duhej të jepnin informata më të sakta në mënyrën që të mos zvarriten këto procese.

Serbia ndërpren gërmimet për personat e zhdukur në Shtaval

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika