Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të 200 të trajnuarve në modulet e avancuara të gjuhëve programuese, në kuadër të projektit “ICT for Kosovo’s Growth”, financuar nga BE-ja.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Kosova është dhe do të vazhdojë të mbetet vatër e inovacionit. Ajo ka thënë se duke investuar në rini, investohet në të ardhmen e Kosovës, dhe se në këtë formë ulet shkalla e papunësisë.
“Jam shumë e lumtur që qëndroj para vajzave inovative, shpirtit të rinisë. Kosova është dhe do vazhdojë të mbetet vatër inovative. Këta të rinj janë pjesë e tregut kosovar që po hapin shtigje për shtetin tonë në përgjithësi. Është e domosdoshme që me këtë projekt duke investuar në rini, ne investojmë në të ardhmen tonë. Ne duhet ta përshtatemi tregun me kërkesat tona, kjo e ul shkallën e papunësisë, është mundësi ideale ta realizojnë”, ka thënë Osmani.
I pranishëm ishte dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili është shprehur se me këtë projekt Kosova po e nis një transformim dhe se ky sukses është fal dedikimit të të gjithëve.
“Është një event që unë e shijoj shumë në Kosovë. Unë kam parë shumë interesime në këtë projekt, i vlerësoj kurset, jam i lumtur dhe entuziast për sektorin digjital. Kosova po e nis një transformim si rezultat i dedikimit nga të gjithë ju, ne po e festojmë këtë sukses. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj ceremonie dhe krenar që i ndajmë bashkë këto certifikata. Në janar 22 kur filloi ky projekt”, ka thënë ai.
Ndërsa, zv.ministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka thënë se Qeveria është duke punuar që të shtrijë digjitalizimin në gjithë vendin.
“Sektori i TIK është prioritet dhe kënaqësi për Republikën. 85% është pjesa e shërbimit të TIK që Kosova. Përmes platformave digjitale ligji e njeh po punojmë për ligjin 5G po punojmë me e shtri digjitalizimin më gjithë vendin. Kjo kërkesë përkthehet për shumë njerëz profesionistë të zot, andaj jemi të lumtur për atë se çka po bën projekti, dhe BE i ka dhënë përkrahje siç po vazhdon të jep. 2 mijë e 123 janë përzgjedhur për të përfituar nga një trajnim që iu ndihmon me u zhvillu tutje. I përgëzoj organizatat, i falënderoj partnerët”, ka thënë Mjeku.
Gjersa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur se të tilla trajnime fuqizojnë dukshëm sektorin e TIK-ut, duke i ndihmuar punësimit dhe zgjerimit ekonomik në gjithë vendin
“Ky tubim shënon një moment të rëndësishëm jam i lumtur që ka më së shumti nga Prishtina. Këto trajnime fuqizojnë dukshëm sektorin e TIK, duke i ndihmuar punësimit dhe zgjerimit ekonomik në gjithë vendin tonë. Ky projekt përputhet me vizionin që kemi me Prishtinën…”, ka deklaruar Rama.