Certifikohen drejtorët e 20 shkollave profesionale dhe koordinatorët e cilësisë

39 drejtorë dhe koordinatorë dhe 14 trajnerë ka certifikuar Ministria e Arsimit dhe projekti ALLED 2. Kjo u bë në një ceremoni, pas përfundimit të trajnimeve për shkollat e arsimit dhe aftësimit profesional për sigurimin e cilësisë





Me certifikim të pjesëmarrësve është përmbyllur projekti ALLED 2.

Trajnimet për drejtorë, koordinatorë dhe trajnerë, kishin të bënëin me aftësimin për sigurimin e cilësisë në shkollat profesionale.

Në ceremoni mori pjesë edhe e Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që tha se sigurimi i cilësisë është një prej prioriteteve të qeverisë.

“Qëllimi i Ministrisë së Arsimit është që të aplikojmë në mënyrë sistematike mekanizmat për sigurimin e cilësisë, në të gjitha nivelet e arsimit. Me këtë rast për shkollat profesionale, këtë e iniciuam me ndihmën e projektit ALLED2, e cila na ofroi zgjidhje sistematike për sigurimin e cilësisë për shkollat profesionale”, ka thënë Nagavci.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger ka thënë se arsyeja e zbatimit të këtij projekti është që shkollat të jenë më konkurruese.

”Projekti i ALLED ka mbështetur shkollat profesionale për të mirëmbajtur mekanizmat e sigurimit të cilësisë dhe duke mbështetur më tutje zhvillimin e kapaciteteve të koordinatorëve si dhe sigurimi të cilësisë për drejtorët e shkollave profesionale”, ka thënë ai.

Drejtoresha e ALLED 2, Efka Heder theksoi se trajnimet janë zhvilluar në 30 për qind të shkollave.

“Procesi ka filluar para COVID-19 dhe ka vazhduar dhe po e përmbyllim sot. Kemi arritur të bëjmë një zgjidhje sistematike. Deri më sot e kemi zhvilluar në 30 % të shkollave. Jemi të gatshëm me ministren Nagavci për implementimin në të gjitha shkollat në Kosovë, në përputhje me politikat e BE-së”, ka thënë ajo.

E përfaqësuesi nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen theksoi se ky është një intervenim i domosdoshëm në Kosovë.

“Shkalla e papunësisë mbetet e lartë me 17, 7 për qind. Problemi më i madh është se fuqia punëtore joaktive mbetet 60 për qind, kryesisht gratë. Ka arsyeje të shumta pse është kjo gjendje kështu. Bizneset private nuk janë të kënaqur me shkathtësisë dhe hezitojnë të marrin studentët në punë që kanë dalë nga shkollat profesionale. Aktivitetet e trajnimet janë madhështorë sa i përket këtij drejtimi”, ka thënë Madsen.

Në këto 20 shkolla profesionale Projekti ALLED 2, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, për një vitë ka zhvilluar programe trajnimi dhe mentorimi për drejtorët e shkollave dhe koordinatorët për cilësi, që për synim kanë pasur fuqizimin e cilësisë dhe rëndësisë së programeve të arsimit dhe trajnimit për tregun e punës.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika