Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke përmbyllur kështu procesin zgjedhor dhe hapur rrugën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore dhe shqyrtimit të ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykata Supreme, KQZ vendosi të japë dritën jeshile për certifikimin e rezultateve.

Më shumë se gjashtë javë pas mbajtjes së zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar si fituese, duke marrë mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind, çka i siguron 48 ulëse në Kuvend. Në vendin e dytë ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota apo 20.95 për qind (24 ulëse), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 vota apo 18.27 për qind (20 ulëse). Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate, i cili ka marrë mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind (8 ulëse).

Rezultatet u certifikuan me 9 vota pro dhe 2 kundër gjatë mbledhjes së KQZ-së. Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër certifikimit të rezultateve, duke ngritur shqetësime për procesin e votimit me postë. Ata paralajmëruan se do të dorëzojnë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar një rishqyrtim të vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me votat me postë që ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Megjithatë, shumica e anëtarëve të KQZ-së vendosi të përmbyllë procesin, duke hapur rrugën për krijimin e institucioneve të reja.

Me këtë vendim, është konfirmuar shpërndarja përfundimtare e mandateve parlamentare, dhe institucionet e reja pritet të formohen së shpejti. Pas certifikimit, fokusi tani do të zhvendoset te konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika