Certifikohet lista e votuesve për 21 prill

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën e votuesve në votimet e thirrura për 21 prill në votimin për shkarkimin e kryetarëve në veri.

Në mbledhjen e saj, KQZ-ja mori vendim edhe për miratimin e procedurës për vendosjen e kamerave.

Arianit Elshani nga KQZ-ja ka thënë se kamerat në vendvotime do të përdoren sipas rregullores.

Ai ka thënë se ato do të vendosen në anën e kundërt të kabinës së votimit dhe se nuk do të cenohet fshehtësia e votës.

“Regjistrimi me kamera nuk do të ketë regjistrim të zërit, në to nuk do të vërehet se sa është ora, do të ketë time frame. Do të përdoren vetëm nëse ka ankesa, nëse dikush ankohet për ndonjë keqpërdorim të votës”, ka thënë Elshani.

KQZ-ja, po ashtu, ka marrë vendim edhe për akreditimin e grupit të parë prej 18 vëzhguesve, të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin e votimit më 21 prill.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika