Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, draft-statutin për Asociacionin, nëse do t’i kërkohej një gjë e tillë pa vendim të Qeverisë.
Haziri, në “Five” të TV Dukagjinit, tha se Kurti dëshiroi që t’ia lërë “zjarrin në dorë” presidentes Vjosa Osmani apo gjykatësve.
“Kurti nëse e ka dhënë aq lehtë vendimin e Kushtetueses për manastirin, pse nuk e bën nesër në mëngjes vendim draft-stautin dhe e dërgon në Kushtetuese. Ky veprim është që i kërkohet, Qeveria me miratu. Kurtit me ia lënë një mundësi me gjetë vegzën me dërgu në Kushtetuese pa vendim të Qeverisë, s’e ka pasur problem. Ka dashtë me ua lënë gjykatësve apo presidentes zjarrin në dorë, gacat në dorë me menaxhu”, tha ai.