Çështja e dinarit, kryenegociatorët takohen të mërkurën në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme (BE), Peter Stano.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët e dy palëve që të vazhdojnë takimet për çështjen e dinarit në Bruksel.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për medie.

“Ata do të takohen këtë të mërkurë këtu në Bruksel, dhe do të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme të përkohshme për njerëzit e prekur nga rregullorja e Bankës Qendrore”, tha ai.

Sipas Stanos, kjo temë po e largon vëmendjen nga progresi i implementimit të aneksit të Ohrit.

“Në secilin takim që ishte për këtë çështje, shpresonim që të ishte i fundit. Pasi këto tema po e largojnë vëmendjen nga ajo që duhet, dhe ajo që duhet është progresi në implementimin e Aneksit të Ohrit”, shtoi Stano,

Ai shpreson në arritjen e një kompromisi të nevojshëm kësaj radhe.

Zëdhënësi i BE-së shton se kjo varet nga gatishmëria e palëve.

“Shpresojmë që palët do të jenë të gatshme të sillen në mënyrë evropiane, dhe të arrijnë kompromisin e nevojshëm. Por sërish, sikur me gjithçka tjetër në dialog, nuk varet shumë nga ajo që ne dëshirojmë, por nga gatishmëria dhe aftësia e dy palëve të arrijnë një kompromis të pranueshëm”, tha Stano.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika