Çështja e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër, Lajçak flet për kushtet

Me 15 maj në Bruksel, u zhvillua takimi i shtatë më radhë mes Kosovës e Serbisë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit. Ky takim që u tha se është i fundit, sipas ndërmjetësit evropian, mund të ndodh tjetri vetëm nëse ka paraprakisht zotim për marrëveshje. Mos arritja e një ujdie, nga njohësit e çështjeve politike po vlerësohet të jetë në dëm të Kosovës

Çështja e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër, Lajçak flet për kushtet.

Shtatë raunde u mbajtën, por në asnjërën dakordim nuk pati.

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak  ka bërë të qartë se takim tjetër mes palëve për çështjen e dinarit, do të ketë vetëm nëse palët kanë vullnet për marrëveshje.

“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje,” ka thënë, I dërguari i BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak.

Lidhur me këtë çështje nga zyra e zv,kryeministrit Besnik Bislimi, gjatë ditës nuk kanë dhënë një përgjigje.

Derisa zyra e Bislimit hesht, ish-diplomati Blerim Canaj, kritikon Qeverinë e Kosovës që dinarin e bëri temë në tavolinën e Brukselit.

“Kjo është një paralajmërim se kjo mund të jetë puna e fundit e Lajcakut pasi që nga qershori merr pozicion tjetër dhe fare lehtë mund të ndodhë se pas emërimit të një ndërmjetësi tjetër, çështja e dinarit do të vazhdojë të jetë në tavolinën e diskutimeve, deri në zgjidhjen e kësaj çështje,” tha Blerim Canaj, Ish-diplomat.

Mosarritja e një ujdie, ka bërë që Brukseli zyrtar të zmbrapset, vlerëson analisti politik, Artan Muhaxheri.

“ Në shtatë takimet për dinarin palët nuk kanë pas vullnet që të gjejnë një kompromis për të arritur një marrëveshje ose ndonjë kompromis dhe BE nuk ka resurse për të humbur më loja naive të politikanëve kosovarë, nuk kanë as kohë as energji,” u shpreh analisti, Artan Muhaxhiri.

Në takimin e 15 majit që ishte i shtati më radhë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për rregulloren e Bankës Qendrore, e cila parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave në Republikën e Kosovës, palët qëndruan gati tetë orë në diskutim,  por pa një rezultat.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika