Çështja për targa, Kurti: Dëshmuam vendosmëri për zbatimin e vendimeve dhe ruajtjen e paqes e sigurisë

Në mbledhjen e 103-të të Qeverisë së Kosovës të mbajtur të premten e 28 tetorit, janë marrë disa vendime, në mesin e të cilave, ishte edhe çështja e targave. Në lidhje me këtë çështje kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Qeveria ka dëshmuar vendosmëri për zbatimin e vendimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën, përmes një postimi në Twitter, ka shkruar  rreth vendimit të ri të Qeverisë për çështjen e targave, duke thënë se me këtë, kanë dëshmuar vendosmëri për zbatimin e vendimeve si dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, e që ishte shqetësim i miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kurti, gjithashtu, ka thënë se ky vendim garanton sundimin e ligjit. Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë të Kosovës konfirmojnë se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

“Vendimi i zbatimit garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se si qeveri kanë treguar vendosmëri për zbatimin e vendimeve si dhe përkushtimin e kontributit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Lista Serbe ka reaguar ndaj vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave nga ilegale në ato legale RKS.

Ky vendim përfshin tri masa e qortimit për serbët që nuk konvertojnë targat në RKS, masa e gjobitjes prej 150 eurosh, dhe masa e tretë do të jetë targat provuese. Për këtë ka reaguar Lista Serbe duke paralajmëruar përgjigje dhe rezistencë të ashpër.

Sipas tyre me këtë është duke u rrezikuar liria e lëvizjes dhe është duke u rrezikuar mbijetesa e tyre.

Lista Serbe nëpërmjet këtij reagimi ka shfrytëzuar rastin që të përcjell një mesazh nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, se qytetarët serbë në Kosovë nuk janë vetëm.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, nuk e ka shprehur qëndrimin e qartë në lidhje me shtyrjen apo jo të vendimit për zbatimin e targave.

Zemaj, në një konferencë për media të premten, ka thënë se qëndrimet e LDK-së janë të njohura dhe se qeveria nuk është duke u treguar sa duhet transparente.

Ndërkaq, PDK-ja ka deklaruar se vendimi i Qeverisë në lidhje me targat në veri të vendit, e vërteton përsëri faktin se kryeministri Kurti edhe po tërhiqet nga zbatimi i vendimeve të tij, edhe po e vendos Kosovën në pozicione të kundërta me partnerët ndërkombëtarë.

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, ka theksuar se Kurti edhe po tërhiqet nga zbatimi i vendimeve të tij, edhe po vendos Kosovën në pozicione të kundërta me partnerët ndërkombëtarë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika