Një dyshim për helmim masiv të qytetarëve në Han të Elezit dhe Kacanik, ngriti dyshime të mëdha për cilësinë e ujit të pijes në Kosovë.
Ngjarjet ndodhën këtë muaj, ndërsa të prekur ishin banorët e fshatit Seqishtë dhe Gorancë.
Kjo situatë bëri që me këto raste të merret edhe Instituti i Shëndetit Publik.
Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, nga ky institucion kanë thënë se pas analizave mikrobiologjike që janë bërë në të dyja rastet, e ku janë vërejtur bakterie mbi normat e lejuara.
“Nga aspekti mikrobiologjik në mostrën e ujit të marrë në fshatin Seqishtë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla, ndërsa në mostrën e ujit të marrë në fshatin Gorancë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla mbi normat e lejuara dhe Streptokoke me prejardhje fekale”, ka thënë IKSHP-ja.
Alarmi që u ngrit pas këtyre rasteve, duket se nuk do ti prek tetë komunat e Kosovës, të cilat furnizohen nga kompania e ujsjellsit “KUR Prishtina”.
Zëdhensja për informimm nga kjo kompani, Arjeta Mjeku, ka bërë të ditur se brenda vitit kompania bënë testimin e ujit më mbi 12 mijë mostra.
“ Në total brenda vitit emii mbi 12 mijë mostra që i marrimi dhe jasht këtij planifikimi kemi edhe 45 raste ankesa të konsumatorve për cilësi jo të mir të ujit e që i bëjmë në laboratorin tonë të akredituar që i kemi. Zakonisht kemi konsumator që kyqen ilegalsht në rrjetine ujsjellsit dhe që kyqen edhe në rezervare të ndryshme” ka thënë Arjeta Mjeku nga Kru Prishtina.
Se nuk ka arsye për shqetesim e thotë edhe profesori, Skender Bublaku.
Vetëm se sipas tij, rreziku është tekë zonat rurale ku më ujë furnizohen nga mënyrat klasike.
“ Problemet që po shfaqen janë nga zonat që kanë marrje e ujit në mënyr klasike pa një trajtim specifik dhe pa një zonë mbrojtse ujore. Kryesisht kljo shfaqet në zon a rurale që nuk janë nën menagjimin e kompanive të ujsjellsit dhe që monitorohen ga Insituti i shendetit Publik”, ka thënë Bublaku.
Eksperti i ujrave, tregon formën se si mund të zgjidhet problemi me ujin e pijes.
“ Nëpër zonat ku pasluftës ka pas investime të mëdhaja në shumicen e rasteve ska instalime teknike të mira të cilat do të garantojn në cilesine ujit dhe mos klorizimi dhe trajtimi i ujit por edhe reshjet e shiut janë disa nga faktor. Besoj që zgjidhja ëhstë rishikimi komplet i kësaj strukture. Nese nuk i monitorojm në smund të kemi cilesi të mir të ujit”, ka shtuar Bublaku.
Në tërë Kosovën janë shtatë kompani të shperndarjes së ujit në zonat e ndryshme.
Ndërkohë, rasti më i madh i dyshimeve që numër i madh i personave janë helmuar nga uji i pijes, ndodhi vitin e kaluar në Decan.