Çfarë dihet deri më tani për sulmet në Izrael?

Sulmet në Izrael po vazhdojnë dhe deri më tani kanë lënë të vdekur 250 persona, derisa kryeministri izraelit ka thënë se vendi i tij gjendet në një “luftë të gjatë dhe të vështirë”

Foto: Reuters

Tashmë janë bërë rreth 24 orë pas sulmeve të Hamasit në Izrael, siç raportojnë mediat ndërkombëtare një nga më vdekjeprurësit që është përballur Izraeli.

Kryeministri izraelit, Benjamir Netanyahu ka thënë se Izraeli ka hyrë në një “luftë të gjatë dhe të vështirë”, pas sulmit të Hamasit nga Gaza që la të vdekur 250 persona.

Ushtria izraelite ka thënë se dhjetra izraelitë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, po mbahen peng në Gaza.

Izraeli ka paralajmëruar gazanët për sulme hakmarrëse dhe u ka kërkuar atyre të linin shtëpitë e tyre dhe të strehoheshin, derisa zyrtarët atje kanë thënë se më shumë se 230 njerëz kanë vdekur në sulme.

Gjithashtu ka pasur disa raportime për sulme ajrore gjatë natës në Gaza.

Dënimi ndërkombëtar i sulmit të Hamasit ka qenë i fortë, me presidentin amerikan Joe Biden duke folur për mbështetjen “e fortë dhe të palëkundur” të Amerikës për Izraelin, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Ndërkohë Hamasi i ka thënë BBC-së se Irani e mbështeti sulmin, ndërsa Aabia Saudite ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit, duke thënë se kishte paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet që rrjedhin nga “pushtimi i vazhdueshëm”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika