Çfarë është meningjiti, infeksioni i rrezikshëm që prek kryesisht të rinjtë?

Profesori Shemsedin Dreshaj ka bërë të ditur detajet më të hollësishme se çka është meningjiti, cilat janë simptomat dhe si tejkalohet ai

Infektologu Shemsedin Dreshaj është i ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull” të enjten e 17 gushtit, për të diskutuar se çfarë është meningjiti, infeksioni i rrezikshëm në Kosovë që prek kryesisht të rinjtë.

Profesori Shemsedin Dreshaj ka bërë të ditura detajet më të hollësishme se çka është meningjiti, cilat janë simptomat dhe si tejkalohet ai.

“Në Klinikën infektive janë duke u trajtuar 7 raste, ndërsa në krejt Kosovën janë afro 50 persona që e kanë meningjitin. Flitet për një rritje të incidencës, por jo një mbingarkim të Klinikës Infektive apo spitaleve rajonale”, ka shtuar Dreshaj.

Dreshaj ka bërë apel, “që të mos jepen antibiotikë pa nevojë, që zakonisht në këto raste, mjekët që kanë backround të shkurtër ose nuk kanë mundësi të definojnë saktë sëmundjen, thirren në diagnozë dhe pastaj mbulohen me antibiotikë dhe efekti i tij është zero. Mund të rëndojë sëmundjen”.

Sipas tij, “meningjiti është një infeksion i cili prek cipat e trurit, mbështjelljes së trurit që ka një manifestim mjaft tipik klinik”.

Prej disa simptomave kryesore të meningjitit, infektologu Dreshaj ka përmendur vetëm tri e që janë temperatura, vjellja dhe kokëdhembja.

Sa u përket ekspertëve profesionalë është fotofobia, si pengesa nga dielli, ndonjëherë edhe çrregullim i gjumit apo i sjelljes, ose pagjumësi ose agresivitet. Kur bëhet ekzaminimi profesional aty gjejmë sindromin meningjial i cili është i pranishëm.

“Realisht kur të flasim për meningjitin, duhet të definojmë meningjitin për shkaktarë të ndryshëm. Janë shkaktarë viralë, që kryesisht ata që shkojnë me rrugë orale, ose ferkave orale ose përmes ujërave në kontakt të drejtpërdrejtë, kryesisht i prek moshat e reja. Dallim kemi meningjitë viralë që përhapen me vektorë të ndryshëm të cilët nuk kursejnë moshë. Kush ka kontakt me mushkonja ose rriqëra, përhapet. Kemi edhe raste me meningjitë bakteriorë, të cilat janë zakonisht janë sekondare, p.sh bëhet fjalë për një vatër diku në organizëm, të cilën dikur gjeneralizohen dhe prek sistemin nervor”, ka shtuar Dreshaj.

Për mundësitë e parandalimit të meningjitit aktual, Dreshaj ka përmendur hapat si “ngritjen e nivelit të higjienës personale pastaj me reduktimin e mundësisë së vizitave të pishinave, ku potencialisht mund të jetë virusi ose përmes higjienës së produkteve të cilat i përdorim për ushqim të përditshëm”.

Ai ka shtuar se qytetarët që frekuentojnë pishinat, “duhet të kenë atë rregullën, sjelljen normale të tyre që pishinën duhet të konsiderojnë si pishinë e jo diçka tjetër. Ndërsa, ata që e mirëmbajnë pishinën, duhet të kenë kujdes që t’i respektojnë masat standardë për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme që përhapen. Qoftë meningjiti apo edhe sëmundjet e tjera, nëse bie niveli i klorizimit ose niveli i oksigjenimit ose pastrimi i ujit si duhet”.

“Trajtimi i meningjitit aktual në Kosovë përpos pushimit në shtrat apo edhe paracetamolit, ekziston edhe një bari i cili emrin e ka Pleukarin por nuk gjendet në tregun tonë”, ka thënë Dreshaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika