Çfarë humbi e çfarë fitoi Kosova nga rezistenca për kryetarët në veri?

Kosova po shihet vetëm si humbëse edhe pasi vendosi të lëshoj pe në ndërmarrjen e hapave të parë për uljen e tensioneve në veri. Sipas njohësve të çështjeve politike, vendi ynë pësoi humbje të mëdha sidomos kur BE-ja vendosi sanksione

Tensioneve gati dy muajshe në veri të Kosovës duket se po iu vjen fundi.

Por, qëndrimi i katër komunave atje në këtë gjendje për këtë periudhë bëri që Bashkimi Evropian t’i vë sanksione vendit.

Insistimi i kryeministrit Kurti në qëndrimin e tij dhe mospërfillja e kërkesave ndërkombëtare deri këtë të hënë, sipas analistit Visar Ymeri, do të lë shenjë të keqe në histori.

“Ftohja e këtyre raporteve i vendos ata në një pozitë jo entuziaste për ta ndihmuar Kosovën në aspektin e dialogut. Edhe vet Kurti e pranoi dje se Kosova pasi është në masa do ta ketë një pozitë të pabarabartë me Serbinë në negociata. Kosova është sjell si një subjekt në këtë rast duket sikur nuk e çanë kokën për siguri në rajon”, ka deklaruar Ymeri.

Në krejt këtë situatë, Kosova siç thotë profesori Milazim Krasniqi, nuk ka fituar asgjë, vetëm ka humbur.

“E para BE ka vendos sanksione kundër Kosovës, e dyta është nxi imazhi i Kosovës dhe e treta Serbia ka fituar një iniciativë të madhe diplomatike. Siç u pa Vuçiq po kërkon takim më Stoltenbergun dhe Kosova ka humbur shumë”, ka thënë Krasniqi.

Ani pse i vendosur u shpreh edhe pas shumë takimesh e vizitash në zyrën e tij që iu bënë nga ndërkombëtarët, kreu i Ekzekutivit lëshoi pe vetëm pas vendosjes së masave.

Kosova pranoi të reduktojë numrin e policëve brenda dhe pranë objekteve komunale, si hap të parë për shtensionim, për tu zotuar edhe për mbajtjen e zgjedhjeve gjatë vjeshtës.

Por, analisti Ymeri thotë se përfitimet nga rezistenca ndaj kërkesës së ndërkombëtarëve janë fare të vogla në krahasim më demin që është bërë.

“E di që Qeveria e Kosovës do të bëjë çmos ta thotë se është një fitore për Kosovën e dyta ky plani për deeskalim nuk është bërë ende publik dhe nuk besoj se do të ketë shumë ndryshim dhe në këtë pikë nuk besoj që Kosova ka dëshmuar ndonjë aftësi të veprimit institucional ne veri të Kosovës”, ka thënë Ymeri.

Dakordimi për hapat e shtensionimit të situatës në veri u arrit në takimin e së hënës ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika