Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Mbreti Charles II, pikturuar nga Jonathan Yeo

Nga: Alastair Sooke, kritik arti / The Daily Telegraph 

Në vitin 1955, u zbulua portreti i Mbretëreshës Elizabeth II – i porositur nga Shoqata e Tregtarëve të Peshkut – veshur me një mantel të gjatë luksoz marinar, në një peizazh dimëror.

Kishte edhe më parë portrete formale të mbretëreshës së re – të tilla si paraqitja e sheqerosur e vitit 1952 nga piktori me origjinë amerikane, Douglas Granville Chandor, vepër e cila tani është pjesë e Koleksionit të Arteve të Qeverisë dhe që me gjasë është e para pas kurorëzimit të saj.

Në sprovën e harruar nga Margaret Lindsay Williams nga viti 1953, mbretëresha, e qeshur dhe e përafërt, shfaq po aq madhërinë e saj sa edhe një vajzë gazmore dhe e përfolur tokësore.

Por, paraqitja e plotë nga Tregtarët e Peshkut, pikturuar nga italiani Pietro Annigoni, me gjithë distancën bezdisshme vazhdimisht – dhe me të drejtë – citohet se është një nga portretet më të mëdha mbretërore të shekullit XX.

Pothuajse 70 vjet më vonë, një tjetër Shoqatë e qytetit të Londrës, ajo e Tregtarëve të Tekstilit, paraqet portretin e saj të monarkut britanik të kurorëzuar së fundmi, Mbretit Charles III, dhe kontrasti nuk ka si të jetë më i madh.

Janë zhdukur tonet e akullta dhe gjakftohtësia vezulluese e pikturës së Annigonit; në vend të kësaj, Jonathan Yeo përmbledh periudhën pulsuese të rozës dhe të kuqes, në të cilën duart e Mbretit duken shumë të zbehta.

Në të vërtetë dhe për dallim, portreti i Yeos ndihet pothuajse tropikal – efekt i përforcuar nga prania e një fluture mbretërore që do të zbresë mbi një epoletë.

A ka për qëllim që kjo pikturë disi të tërheq subjektet e Komonueltit të Mbretit? e cila disi kujton veprat e fundit të artit që “dekolonizojnë” imazhet e familjes mbretërore, le të themi nga Yinka Shonibare dhe Hew Locke.

Yeo shpeshherë kokën e pozuesit e nënshtron ndaj stilit të piktorit dhe këtë e bën sërish këtu; e vetmja pjesë e Mbretit që çuditërisht nuk duket e kamufluar është fytyra e tij e madhe – edhe pse veshët dhe flokët paksa treten brenda përfshirjes së rozës së çeltë.

A është ngjashmëria bindëse?

Mbreti i ngjan babait të vet, Princit Philip (fytyrën më të zgjatur të të cilit Yeo e reprodukon) dhe (falë atyre syve të thellë) George W Bushit – të dy këta të cilët artisti i ka paraqitur (duke mbledhur imazhet për një portret të paautorizuar për këtë të fundit, me prerje nga revistat pornografike). (Yeo gjithashtu e ka pikturuar Mbretëreshën Camilla.)

Për më tepër, qasja e Yeos për të krijuar lëkurën, thekson rrudhat e Mbretit; duket në moshën që ka dhe madje paksa i shqetësuar, thuajse ka veshur uniformën e kolonelit pas një nate të gjatë e të errët shpirtërore. Kjo pamje e frikshme ka kontrast me paletën plotë jetë dhe na kujton avantazhin të cilin Annigoni mund të shfrytëzonte gjatë gjithë atyre dekadave: bukurinë rinore të Mbretëreshës Elizabeth.

Pikturimi i monarkut renditet ndër veprimtaritë më të vështira artistike; portreti i Yeos do të mbahet mend për fluoreshencën edhe nëse, nën atë sipërfaqe të ndritshme dhe të dukshme, imazhi që projekton është më i nuancuar në aspektin psikologjik: ai i një Mbreti i cili, megjithëse i sjellshëm dhe pavarësisht veshjes ushtarake, nuk është plotësisht i sigurt për vetveten. Jaka e gjatë ia shtrëngon fytin si prangat.

Dhe, a është ajo shpata ceremoniale që mban apo një shkop? Një mijë vjet më parë, Edward Rrëfimtari na sundoi. Tani, me sa duket, është radha e Charlsit./Telegraph

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika