Për këdo që ka nevojë për një përmbledhje të ngjarjeve të djeshme, këtu është një përmbledhje e BBC-së për atë se çfarë ka ndodhur:
-Sulmet e përhapura me raketa në qytetet kryesore anembanë Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, vranë 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, thanë shërbimet e urgjencës shtetërore.
-Si pasojë e sulmeve ruse energjia elektrike u ndal në disa rajone, derisa furnizimet me ujë në disa zona u rrezikuan gjithashtu.
-Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmet ishin në përgjigje të asaj që ai e quajti një “sulm terrorist” gjatë fundjavës, pasi një shpërthim dëmtoi urën e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar.
-Presidenti i ShBA Joe Biden dënoi sulmet e së hënës me terma të rreptë, duke thënë se ato “demonstrojnë brutalitetin e plotë” të “luftës së paligjshme” të Putinit.
-Ndër vendet e dëmtuara ishin ndërtesa banimi, shkolla, një çerdhe, institucione të kujdesit shëndetësor dhe një shesh lojërash për fëmijë, thanë autoritetet ukrainase.
-Por deputeti rus Evgeny Popov i tha BBC-së se sulmet në vende të tilla si këndet e lojërave u shkaktuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
-Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev paralajmëroi se do të ketë më shumë sulme dhe sinjalizoi se sulmet mund të jenë fillimi i përshkallëzimit të mëtejshëm rus.