Çfarë parasheh marrëveshja për energjinë?

Qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok - kryesisht serbë - nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada

Tabelë rrugore.

Kosova dhe Serbia, pritet që të martën e 21 qershorit të dakordohen për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë.

Nikoqir i takimit do jetë përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian, për dialog, Miroslav Lajҫak, ndërkohë çështja e energjetikës do të jetë fokus i diskutimeve.

Nga delegacioni i Kosovës do të marrë pjesë kryenegociatori Besnik Bislimi, kurse nga delegacioni i Serbisë, kryenegociatori Petar Petkoviq.

Çfarë parasheh marrëveshja?

Në shtator të vitit 2013, Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar marrëveshjen për çështjen e energjetikës.

Në atë kohë, kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi, kurse kryeministër i Serbisë, Ivica Daçiq, të cilët edhe ishin nënshkruesit e kësaj ujdie.

Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq

Marrëveshja parasheh që pos Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS, në Kosovë të licensohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës.

Ndonëse e konfirmuar në gusht të vitit 2015, e njëjta marrëveshje nuk ëhstë zbatuar asnjëherë.

Sipas marrëveshjes së arritur më 2013, punëtorët e kompanisë serbe për energji në veri të Kosovës – Elektrokosmet, duhet të inkuadrohen në kompaninë e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës, ose t’iu ofrohet punësim në KEDS.

Kosova e konsideron “Elektrokosmet-in” e Serbisë si kompani ilegale.

Sa janë humbjet?

Humbjet nga mospagesa e rrymës në veri kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh vetëm në vitin 2021.

Kështu ka bërë të ditur Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT).

Që nga viti 2017 e deri më tani, konsumi i energjisë elektrike në komunat në veri të Kosovës paguhet nga KOSTT-i, shkruan REL.

Ura mbi lumin Ibër që ndanë pjesën veriore dhe jugore të qytetit të Mitrovicës

Borxhin për veriun e Kosovës, që nga viti 1999 e deri më 2017, e kanë paguar qytetarët e komunave të tjera të Kosovës.

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRrE) në Kosovë, që t’iu paguhet rryma qytetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për periudhën 2012-2017, ishte anuluar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Vendimi ishte anuluar pas ankesës së Avokatit të Popullit të Kosovës.

“Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i ZRRE-së dhe detyrohet që të ndërmarrë veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve që janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, për periudhën kohore nga 06.02.2012 deri më 20.10.2017, në vlerë prej 40.855.480 milionë eurosh”, thuhej në njoftimin e Gjykatës.

I njëjti vendim është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pagesa ka kaluar te KOSTT-i.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika